Deklarata e Ndihmës-Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhënë Zërit të Amerikës, tregon më së miri se deri në ç nivel po luan me fatin e vendit kryeministri, Albin Kurti, i cili ka vënë në një pikëpyetje të madhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dalë-zotësen e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, aleatin e pazëvendësueshëm, shtetin më të fuqishëm të botës dhe më mik jo vetëm të Kosovës por të krejt popullit shqiptar. Nuk është për t’ u habitur me Kurtin dhe arrogantët e tij, sepse ai ka hyrë tashmë në një rrugë qorre nga ku nuk dilet, po është më shumë se për habi, qëndrimi tejet indiferent i opozitës, sidomos i asaj të dalë nga lufta e UÇK-së, e cila mjaftohet me evidentimin e gabimeve e skandaleve të Qeverisë dhe pret që ai të gabojë edhe më shumë, në mënyrë që të japë dorëheqje. Ky qëndrim i papërgjegjshëm i opozitës do t i kushtojë asaj, shumë më tepër sesa ajo pret. Opozita pret në stilin, “mishi të piqet e helli të mos digjet”, por pritja e gjatë bën që të digjet mishi bashkë me hellin. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …