leoni

Kaja Kallas

Moska e ka futur në listën e zezë, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, për shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë

Risia  e ka futur  në listën e zezë, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, për shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë. Ajo është kryeministrja e parë e huaj që futet në listën e Ministrisë së Brendshme ruse, teksa marrëdhëniet mes Kremlinit dhe Perëndimit vazhdojnë të tregojnë shenja përkeqësimi. Ky lajm u konfirmua të martën nga Ministria e Jashtme ruse, e cila, megjithatë, nuk tregoi se kur Kallas, si dhe sekretari i Shtetit i Estonisë, Taimar Peterkop, ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys, dhe rreth 60 nga 100 anëtarët e Parlamentit të kaluar të Letonisë u futën në listën e zezë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kallasi kërkohet nga Moska për shkak të përdhosjes së kujtesës historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …