Ymeri merr pjesë në forumin ndërkombëtar ‘Crans Montana’

Ymeri merr pjesë në forumin ndërkombëtar ‘Crans Montana’

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka bërë të ditur qëndrimin e tij në Vjenë, si pjesëmarrës në forumin ndërkombëtar “Crans Montana” mbi Evropën Qendrore dhe Evropën e largët Lindore. Sipas Ymerit, forumi i mbajtur nën patronazhin e kryetarit të Austrisë, u përqëndrua krijimin dhe forcimin e lidhjeve mes shteteve të Evropës Qendrore dhe Lindore, në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike të secilit shtet, me qëllim rritjen e bashkëpunimit si dhe të investimeve direkte të huaja. Në këtë forum, pos deputetëve, përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare dhe investirorëve të ndryshëm, të pranishëm ishin edhe kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq,  ish-kryetari kroat, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …