Report Tv ka publikuar videon e arrestimit të Fredi Belerit në 1995 në Janinë së bashku me grupin “Mavi” që akuzohet se kreu “Masakrën e Peshkëpisë”. Posta Kufitare e Peshkëpisë në Gjirokastër, u sulmua më 10 prill të vitit 1994 nga grekët, të cilët, pasi vranë rojën, ushtarin Arsen Gjinin dhe komandantin e repartit, kapiten i parë, Fatmir Shehu, plagosën edhe efektivë të tjerë. Gazetari Ferdinand Dervishi tregon se një vit pas masakrës më 18-19 mars 1995, e njëjta skuadër që sulmoi postën e Peshkëpisë, tenton të grabisë një postë në Llongo, por dështon dhe të gjithë anëtarët arrestohen. Në mesin e të arrestuarve ishte dhe Fredi Beleri. Në pamjet e publikuara në Repolitix Beleri së bashku me anëtarët e grupit “Mavi” që sipas autoriteteve greke të asaj kohe cilësoheshin si organizatë terroriste, shihen duke mbuluar kokën me xhaketa teksa dalin nga policia e Janinës për t’u mbyllur në paraburgim. Gjatë arrestimit atyre u janë sekuestruar dhe armë që raportohet se janë grabitur gjatë masakrës së Peshkëpisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …