Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryetarja, Vjosa Osmani të deklarohet për qëndrimin e saj rreth qasjes së kryeministrit Albin Kurtit ndaj marrëdhënieve me Amerikën. Ajo ia ka kujtuar Osmanit dhe Kurtit se Kosova është çliruar në koordinim me aleatët. “Se nuk ka asnjë koordinim me ShBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim. Dhe për çka? Për dinarë e fletushka. Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tanket serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete. Është momenti i fundit që kryetarja si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe. Fol presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori”, ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një postim të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …