Joakim Ryker: Në momentin qo do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kosovën do ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Ish-përfaqësuesi Special i OKB-së, Joakim Ryker, mbajti ligjëratën: “Roli i misionit të OKB-së në prag të pavarësisë së Kosovës”

Ish-përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joakim Ryker, gjatë një ligjërate me temën: “Roli i misionit të OKB-së në prag të pavarësisë së Kosovës” në Fakultetin Filzofik të Universitetit të Prishtinës. Ka thënë Mos e nënvlerësoni Organizatën e Kombeve të Bashkuara, sepse ne ende jemi spiranca e rendit ndërkombëtar. Ai në  ligjëratën e tij foli për rolin e misionit të OKB-së gjatë viteve 2006-2008, dhe historinë se si ka arritur Kosova deri tek pavarësia. Ruker tha me këtë rast se shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për funksionet themelore të Kombeve të Bashkuara, dhe se ajo nuk duhet të nënvlerësohet Në vitin 2006 kishin ende  ligje nga koha e ish-Jugosllavisë, rregullore të UNMIK-ut dhe duhej t’i administronin këto direktiva dhe vendime ekzekutive dhe e gjithë kjo duhej të transferohej në një qeveri të re potenciale dhe filluan të planifikojnë një kalim përfundimtar nën një status të ri, ka saktësuar, ish-përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, Joakim Ryker.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …