leoni

Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sot do të qëndrojë për një vizitë, në Tiranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken  sot do të qëndrojë për  një vizitë,  në Tiranë. Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan, Antony Blinken. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe një marrëveshje të edukimit, lidhur me programin e shkëmbimit akademik Fullbrait. Në orën  18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Më pas Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken  udhëton për në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …