Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Metju Miller, në një konferencë për media është pyetur nga gazetarë se çfarë do të bëjë Amerika për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke ia përkujtuar faktin se ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri nga Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë ndonjë hap specifik. Unë them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët Kosova dhe Serbia të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, saktësoi, zëdhënësi Metju Miller.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …