Për hir të njoftimit të opinionit publik si organizatorë të protestës paqësore e cila do të mbahet në orën 16:00 pranë Urës së Ibrit në Mitrovice, ftojmë Agim Bahtirin dhe Avni Kastratin që t’i bashkohen kësaj proteste paqësore, për të cilën, Ardion Gashi njëri nga organizatorët e kësaj proteste ka kërkuar leje nga komuna e Mitrovicës. Agim Bahtiri thotë se nuk mund ta përkrahim një protestë e cila nuk dihet nga kush është thirrur! Për protestën e së dielës është kërkuar leje nga Komuna e Mitrovicës, por me pamundësi që leja të kërkohet fizikisht ajo është dërguar në e-mailin zyrëtar të Komunës së Mitrovicës dhe në faqen zyrtare në facebook nga e cila na është kthyer një konfirmim se kërkesa ka arritur tek i dërguari (Komuna e Mitrovicës). Ftojmë të gjithë qytetarët që ti bashkohen kësaj proteste e cila është organizuar për të quar një mesazh shtetit fqinjë jo për të shkatërruar shtetin tonë sikur thotë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …