Rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me pano e pankarta të ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili në postin e kryeministrit e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik. Pano me Thaçin në prag të shënimit të gjashtëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë janë parë në Veternik, afër lagjes “Priam”, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq, etj. Ky është përvjetori i 4-të qyshkur, Hashim Thaçi si figurë kryesore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, po e pret në paraburgim, në Hagë, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndërkohë që procesi gjyqësor po vazhdon të jetë shumë i ngadaltë, me seanca të mbyllura dhe aspak transparent.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …