Komuna e Malishevës mbajti mbledhjen e parë të rregullt të komitetit për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së

Në mbledhjen e parë të rregullt të komitetit për familjet e dëshmorëve,  invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së si dhe martirëve të luftës të mbajtur në komunën e Malishevës dhe të udhëhequr nga kryesuesi i këtij komiteti, Ilaz Krasniqi, u paraqit rendin e ditës, rend i cili u miratua pa ndryshime. Pas diskutimet për procesverbalin e mbledhjes së fundit të komitetit në fjalë, me disa ndryshime u miratua. Në këtë mbledhje u debatua për 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës, në prag të 16 vjetorit të shtetësisë, ku në mënyrë kronologjike dhe historike nëpër breza e shekuj, populli shqiptar nuk i ndali përpjekjet për çlirim dhe pavarësi, e kjo përpjekje kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku edhe u realizua shtetësia tash e gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, tha ndër të tjera, Krasniqi. Prandaj sot kemi obligim që këtë frymë çlirimtare, liridashëse dhe të pavarësisë së kombit ta përcjellim ndër breza, në të gjithë kombin tonë brenda hapësirës së trojeve shqiptare, përfundoi Krasniqi. Më pas u shqyrtuan edhe raporti i punës së komitetit për vitin 2023 si dhe disa rekomandime që do t’u dërgohen institucioneve lokale. Në fund të gjithë anëtarët e komitetit i përgëzuan familjet e të gjitha kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, qytetarët e Malishevës, Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar për festën e pavarësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …