Smajl Latifi: Baca Beqir ishte pjesë e vetë historisë si viktimë e një masakre çnjerëzore, i mbijetuar i tmerrit e i mizorisë

Sot në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit është bërë varrimi i Beqir Krasniqit, të mbijetuarit të masakrës së Pastaselit. Në varrim ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i cili ka shkruar :“Sot, në varrezat e fshatit Pastasel, i dhamë lamtumirën Beqir Krasniqit, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit dhe dëshmitari i tribunalit të Hagës, kundër krimeve serbe. Baca Beqir ishte pjesë e vetë historisë si viktimë e një masakre çnjerëzore, i mbijetuar i tmerrit e i mizorisë pse fliste e mendonte shqip, bashkë me shumë të tjerë. Ai u bë rrëfimtar i një historie të bujshme për masakrën e Pastaselit, për çka duhet të kujdesemi, mos ta harrojmë dhe ta ruajmë si sytë si një dëshmi për atë se çka përjetoi populli shqiptar nga okupatori serb. Ngushëllime familjes Krasniqi dhe të gjithë atyre që e njohën! Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Beqir e shpirti i tij pushoftë në paqe!”

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …