Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i ka reaguar në mënyrë fyese, cinike dhe përbuzëse ambasadorit amerikan në Prishtinë, Hovenier, i cili të enjten në një konferencë për medie ka folur për marrëdhëniet në mes të dy shteteve pas vendimit të Kosovës për dinarin serb. Gashi ka shkruar disa fjali neveritëse, fyese e përçmuese në “Facebook”. Avokati Gashi, dikur pjesë e sistemit juridik të Serbisë, ka thënë se nëse Amerika e do dinarin, atëherë le ta bën atë valutë zyrtare në Amerikë. Nëse shumë e doni ketë dinarin bane valute zyrtare ne US. Apo më shumë preferoni rublën ruse? Mos e ndotni punën! Miqtë nuk kërcënojnë!”, ka shkruar, Tomë Gashi, i njohur për gjuhën e përdalë dhe krekosjen fodulle duke u mbështetur nga militantët e Vetëvendosjes. Ja cila është etika dhe morali i këtij njeriu.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …