Ish-kryenegociatotrja në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është antiamerikan. Ajo këtë e ka thënë duke komentuar qarjen e raporteve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Amerikës pas vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit në Kosovë. “Kurti ka qenë antiamerikan që kur është krijuar Lëvizja Vetëvendosje. Po, Kurti është antiamerikan. Ka arritur që edhe militantët e vet t’i bëjë antiamerikan. Zonja Tahiri ka thënë se politikat e Kurtit janë fëmijërore. Nëse dëshiron ta mbrosh sovranitetin me institucionet e tua, kur rrezikohet vendi siç ndodhi me sulmin në Banjskë, mos kërko ndihmë. Ardhja e tij në krye të shtetit të Kosovës është fatkeqësi, ka thënë Edita Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …