Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut

Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut

Sot fillon punimet Konferenca e Sigurisë së Munihut. Punimet e kësaj konference po mbahen edhe në kohën kur në Kongresin amerikan ka pezulluar një paketë për ndihmë ushtarake drejtuar  Ukrainës. Nën-presidentja amerikane, Kamala Harris, parashihet që t’i adresohet konferencës në ditën hapëse, ndërkaq një ditë më vonë presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky, do të bëjë paraqitjen e parë fizike në këtë konferencë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Vlerësohet se 50 udhëheqës botërorë do të marrin pjesë në këtë ngjarje vjetore, që e cilëson veten si forumin kyç në botë ku debatohet për politikën ndërkombëtare të sigurisë. Qeveritë e Rusisë dhe Iranit nuk janë ftuar. Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Albin Kurti, ndërkaq Serbinë presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Pjesëmarrja e tyre në të njëjtin forum po ndodh në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur për shkak të një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar pagesat me dinarin serb.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Hykmete Bajrami, shpreh dyshime lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të KEK-ut

Deputetja, Hykmete Bajrami,  shpreh dyshime   lidhur me rolin e Dejona Mihalit, në aferën korruptive të …