Sot në gjimnazin “Ulpiana” në Lypjan në vigjilje të festës së Pavarësisë, u mbajtën aktivitete tashmë tradicionale. Ashtu sikur shumë vite tjera, sërish u mbajtë aktiviteti “Gatuaj për gjimnaz” i cili ka për qëllim krijimin e fondeve të cilat do të shfrytëzohen për realizimin e projekteve për krijimin e kushteve sa më të mira, brenda dhe jashtë hapësirës shkollore.
Aktivitetin e hapi Samir Gashi, drejtor në Gjimnazin “ Ulpiana” i cili në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit dhe donatorët për këtë projekt.
Shani Hamitaga nga MZhR, përgëzoi organizatorët për punën e tyre të palodhshme në këtë projekt, dhe u premtoi se do të kenë përkrahjen meritore edhe në të ardhmen. Projekteve globale nuk i është dhënë perkrahja e duhur deri më tani, por Caritasi ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në mbështetjen e këtij projekti. Madhështia e këtij projekti qëndron në aftësinë e tij për të edukuar nxënësit për të dashur shkollën dhe mjedisin e tyre ambiental.
Nga Caritasi, Vjollcë Caka tha se ekipi i saj, po punojnë me zell për të organizuar trajnime për arsimtarët dhe nxënësit, duke i përgatitur ata për të kuptuar dhe implementuar projekte të ngjashme edhe në të ardhmen. Ne jemi të hapur për bashkëpunime të reja, jo vetëm në fushën e mjedisit, por edhe në fusha të tjera të rëndësishme, tha ndër të tjera ajo.
Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi, tha se është këtu sot për të ndjekur nga afër zhvillimet e këtij projekti. Ai potencoi faktin se janë të lumtur që aktivitetet janë të vlerësuara. Poashtu falenderoi prof, Fatmir Graiçevcin, për punën dhe angazhimin e pandërprerë në këtë projekt.
Ndërkaq, profesori Fatmir Graiçevci për Radion Kosova e Lirë, tregoi se përkundër sfidave sukseset janë të pashmangëshme. Është bërë një punë të jashtëzakonshme në përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtur mjedisin tonë të pastër, të gjelbër, dhe të bukur.
Në fund u ndanë Mirënjohje për palet pjesmarrëse.
Nxënësit e prezantuan Projektin në mënyrë të shkëlqyeshme.
Poashtu u inaugurua edhe projekti i realizuar nga eko klubi “Ambijentalistët e rinj” i gjimnazistëve të “Ulpianës”, i cili ka pasur për qëllim zvogëlimin e pranisë së dioksiditit të karbonit dhe vendosjen e dritave efiçiente në oborrin e kësaj shkolle. Gjatë realizimit të këtij projekti, janë mbjellë qindra drunjë dhe dhjetëra poqa ekonomik dhe lule shumëvjeçare. Në inaugurimin e këtij projekti ishin pjesmarrës edhe financues përfaqësues të Karitasit Zviceran ( CACH ) Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, etj. Aktiviteti vazhdoi me këngë e valle për të pranishmit të cilat u organizuan për festën e Pvarsisë së Kosovës. (RKL)