Zëvendës-kryetari amerikan, Joe Biden, nesër vjen për vizitë zyrtare, dyditore, në Kosovë

Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin Pavarësisë së Kosovës, kërkoi përmbushjen e të gjitha obligimeve për normalizim me Serbinë

Kryetari i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në urimin e tij për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kërkoi nga udhëheqja e  Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet nga dialogu për normalizim të raporteve me Serbinë. Së bashku me shtetet e tjera në rajon dhe mbarë botën, ShBA-ja inkurajon udhëheqjen e Kosovës që të përmbushë të gjitha obligimet, përfshirë edhe të gjitha marrëveshjet e arritura përmes këtij procesi”, ka theksuar Biden në urimin dërguar kryetare, Vjosa Osmani. Udhëheqësi amerikan tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kosova ndajnë një miqësi dhe partneritet të qëndrueshëm “të forcuar nga vizioni ynë i përbashkët për një rajon më paqësor, më të sigurt dhe më prosperues”. Ne po ashtu vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë – një hap i rëndësishëm drejt njohjes eventuale reciproke”, ka saktësuar kryetari i Shteteve  të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …