Kuvendi i të rinjve në komunën e Ferizajt organizoi mbrëmje filmi për nder të festës së pavarësisë

Kuvendi i të rinjve të komunës së Ferizajt, mbrëmë ka organizuar një mbrëmje filmi për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës në një mënyrë të veçantë dhe frymëzuese. Filmi “Kolona” ishte zgjedhur për të reflektuar historinë gjatë luftës së fundit në Kosovë duke shprehur kështu edhe kulturën tonë. Në këtë film shfaqet historia e një familje që po ikte nga Kosova në 1999 ku u ndalën në një pikë kontrolli nga refugjatët serbë, ku ata janë të detyruar të marrin një vendim të tmerrshëm për jetën ose vdekjen. Kjo ngjarje demonstron potencialin e madh të rinisë për të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme që frymëzojnë dhe promovojnë kulturën dhe historinë e vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …