Në kuadër të shënimit të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, komuna e Skenderajt ka nisur sot aktivitetet festive për ndër të 17 Shkurtit

Në kuadër të shënimit të 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, komuna e Skenderajt ka nisur sot aktivitetet festive për ndër të 17 Shkurtit. Aktivitetet kanë filluar me një program të fëmijëve të institucionit parashkollor “Nëna Zahide”, i cili është shfaqur në qendrën e kulturës “Hasan Prishtina” në qytet. Më pas, në palestrën “Ilaz Kodra” nxënësit e shkollave të mesme kanë zhvilluar turnirin në futboll të vogël, ndërsa aktivitetet kanë vazhduar edhe në sheshin “Adem Jashari”, ku nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” kanë mbajtur një program artistik, me këngë, valle e recitale. Kryetari i Komunës, Fadil Nura, me këtë rast u ka uruar fëmijëve Ditën e Pavarësisë dhe një të ardhme të ndritur. Aktivitetet në kuadër të shënimit të kësaj dite historike, do të vazhdojnë edhe të shtunën më 17 shkurt dhe do të nisin në ora 9 të mëngjesit.

May be an image of 10 people, people playing football, people playing soccer and text

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …