Komuna e Vitisë dhe ministria e infrastrukturës me marrëveshje mirëkuptimi për rregullimin e rrugës së Vërnakollës

Zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka nënshkruar dje në Prishtinë,  një marrëveshje të mirëkuptimit për realizimin e projektit të rrugës së Vërnakollës dhe atë me z. Hysen Durmishi, zv. ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës.  Bëhet me dije se vlera e këtij projekti është rreth 1 milion e 500 mijë euro. Zv. kryetari Aliu tha se realizimi i këtij projekti infrastrukturor është i një rëndësie të veçantë për komunën e Vitisë, në veçanti për fshatin Vernakollë dhe fshatrat për rreth,  jo vetëm për shkak të turizmit rural por edhe për shkak të rikthimit të mundshëm të banorëve në këtë zonë të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Finalizohet draft-ligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama ka njoftuar përmes faqes së tij në …