Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë priti në takim zyrtar të agjencisë së statistikave të Kosovës

I shoqëruar nga një pjesë e anëtarëve të komisionit komunal të regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe banesave (REKOS 2024), kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në takim zyrtarët nga agjencia e statistikave të Kosovës, z. Idriz Shala, zyrtarë i lartë për GIS, z. Nysret Sylejmani, anëtar i komisionit për komunën e Rahovecit nga ASK-ja dhe znj. Natyra Hamitaga Kokollari, konsulente në ASK. Përgjatë takimit diskutuan për ecurinë e procesit të përgatitjeve për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe banesave (REKOS 2024), i cili do të fillojë më 5 prill 2024. Komuna e Rahovecit në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë e plotë për mbështetje në realizimin me sukses të Regjistrimit të Popullsisë, si një nga projektet më kapitale me interes kombëtar dhe shtetëror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …