Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, është shprehur tejet kritik për komandantët të cilët që nga paslufta janë bërë milionerë.“Çdo pasurim i paligjshëm duhet te dënohet. Po të kemi institucione te mirëfillta shtetërore, po të punohet drejtë e pa anime politike dhe po të respektohej si duhet ligji, me siguri se nuk do te kishim milionerë te një klase politike të cilët para disa vitesh mezi kanë siguruar ekzistencën familjare”, thotë Suma.”Duhet te krijohen mekanizma shtetërorë dhe të pavarur që secilit person t’i kontrollohet prejardhja e pasurisë dhe të analizohet mirë se a ka pasur mundësi që me paga të rregullta mujore të bëhen milioner pa pasur asnjëherë biznes. Ndaj personave të tillë jo vetëm që duhet te merren masa e të dënohen, por edhe duhet t’i konfiskohet e tërë pasuria”. Suma thotë se paga që ai merr si kryetar komune është e mjaftueshme për të mbajtur familjen.