Myzejene Selmani: Ishte tejet emocionuese por edhe moment krenarie, që isha pjesë e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës

Ishte dita më e veçantë e jetës sime, ishte dita më speciale. Të gjithë ishim nën ethe, ishim kapluar nga emocionet, të gjithë ishim veshur e ishim duke pritur momentin, të cilin e pritëm me vite e dekada e luftuan dhe kontribuan me shekuj. Ishte tejet emocionuese por edhe moment krenarie, që isha pjesë e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës!
Kjo ditë nuk do të vinte kurrë por të mos ishte mundi dhe sakrifica e grave dhe vajzave, burrave dhe djemve të këtij vendit, kontributin e Dr. Rugovës dhe pa luftën e UÇK-së e pa intervenimin e NATO-s.
Sot falënderojmë dhe nderojmë gjithë ata që kontribuan dhe presim me padurim lirimin e protagonistit të Shpalljes së Pavarësisë, Hashim Thaçit dhe shokëve të tij!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …