Zhvillimi i aktiviteteve të UNIA-s më datën 16 shkurt 2024 ka shënuar një mobilizim të jashtëzakonshëm të aktivistëve vullnetarë. Kjo demonstratë ka qenë pjesë e nismës për Diten e Veprimit, në përgatitje për datën 3 mars 2024, kur pritet të organizohen veprime shtesë për të ndikuar në dialogun publik dhe politik.
Aktiviteti fillimisht ka filluar në orën 12:00 dhe ka vijuar deri në orën 14:00, në lokacionin e caktuar: Bern Banhof, në qendër të qytetit, para Heiliggeistkirche dhe stacionit të trenit në Bernë. Pjesëmarrja masive dhe entuziazmi i shfaqur nga të gjithë pjesëmarrësit ka bërë të mundur një shfaqje të fortë solidariteti dhe mbështetjeje për inicjativën tonë të përbashkët.
Në emër të ekipit organizativ, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për pjesëmarrjen e të gjithëve. Ky angazhim dhe përkushtim tregojnë se UNIA-s është në rrugën e duhur drejt përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të punëtorëve dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit.
Nëse keni pyetje shtesë ose dëshironi të merrni pjesë në veprimtaritë e ardhshme, ju lutemi të na kontaktoni. Faleminderit për angazhimin tuaj dhe vazhdimin e mbështetjes së UNIA-s.
Me respekt, Behide Hasanaj