leoni

Shqiprim Arifi

Shqipërim Arifi: Veprimet antiamerikane të Albin Kurtit tregojnë se ai është një person non-grata në Amerikë

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi ka deklaruar se veprimet antiamerikane të Albin Kurtit   tregojnë  se ai është një person non-grata në Amerikë. Ju kam thënë qysh vite me parë se Albin Kurti nuk është mik dhe partner i Amerikës. Ishte një paralajmërim për të gjithë shqiptarët anekënd botës se përherë të parë në histori Qeveria e Kurtit është radhitur Anti-Amerikane me kauza mashtruese ‘anti-imperialiste’ ashtu duke ndihmuar edhe propagandat e Beogradit që synojnë çarje të marrëdhënieve Kosovë-Amerikë, thuhet në reagimin e Shqipërim  Arifit. Ai ndër tjera përmendi edhe qëndrimin e ambasadorit Hovenier si dhe shfaqi shqetësimin se Kosova mund të ketë pasoja të mëdha nga kjo situatë.  ku shpie kjo rrugicë pa kokë e Qeverisë së devijuar të Kurtit, si dhe pasojat nga ky konvertim larg politikave kombëtare shqiptare do të shihet së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …