leoni

Josep Borrell: Albin Kurti, nuk ka pranuar të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit, pa formalizmin e njohjes si hap i parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borrell, dhe emisarin e Be-së, Mirosllav Lajçak

Kryeministri, Albin Kurti, ka biseduar me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borrell, si dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për procesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kurti, zhvilloi një takim bilateral në Konferencën e Sigurisë në Munih me Borrellin dhe Lajçakun.  Kurti iu referua deklaratës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila tha në dhjetor se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën. Që nga viti 2011, BE-ja e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …