leoni

Kurti: Sot nuk festojnë vetëm shqiptarët, por edhe serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalitë, egjiptianët, goranët, malazëzët, kroatët

Kurti: Sot nuk festojnë vetëm shqiptarët, por edhe serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalitë, egjiptianët, goranët, malazëzët, kroatët

Kryeministri Kurti, në mbledhjen festive të Qeverisë për 16 vjetorin e pavarësisë, ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në çlirimin e vendit dhe në rrugën deri te pavarësia. Kurti uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë, derisa tha se Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. “Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë: serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, shtoi Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …