Kjo ditë na kujton luftërat që janë bërë ndër shekuj dhe gjakun e derdhur nga bijtë heroik të Kosovës edhe në luftën e fundit nga UÇK-ja me NATO-n me përkrahjen e aleatëve të mëdhej, SHBA-në e Anglinë e BE.
Si sot 16 vite më parë kujtojmë e nderojmë ata luftëtarë trima e të guximshëm me Hashim Thaçin, që shpallën Pavarësinë zulmëmadhe të Kosovës dhe krijuan Republikën e Kosovës të lirë e të pavarur. Emrat e nismëtarëve të shpalljes së Pavarësisë të Kosovës në Parlament mbeten në Histori, që s’mund të retushohen e harrohen,
sepse fshihet historia e popullit shqiptarë të Kosovës!
Të gjitha Qeveritë si dhe e z.Albin Kurtit dhe popullit shqiptar të Kosovës kanë punuar e vazhdojnë të punojnë për ndërtimin e vendit dhe mbrojtjen e Lirisë e të Pavarësisë të Kosovës.
Lufta në kohë paqe është e vështirë dhe e domosdoshme.
Vendimi i BK për perdorimin e Euros dhe heqjen e dinarit të Serbisë është mëse i drejtë, që ndikon në sigurinë e Republikës të Kosovës.
Në situatat që ndodhemi pas sulmit të Rusisë në Ukrahinë na duhet të kemi vigjilencë e të jemi të përgatitur gjithmonë në bashkëpunim me aleatin e madh të shqiptarëve, SHBA-në.
Rroftë ndër shekuj Liria e Pavarësinë e Kosovës!
Lavdi të përjetëshme dëshmorëve e heronjve të të gjitha luftrave të Kosovës me heroin legjendar Adem Jasharin!
E kalofshi sa më bukur këtë festë të madhe!
Respekte!
Tefta Cami
Tiranë, e shtunë, 16 shkurt, 2024