Sot në Mitrovicë në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u inaugurua shtatorja e Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Në një fjalë rasti, vëllai i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rifat Jashari, uroi të gjithë shqiptarët anë e kënd botës festën e Ditës së Pavarësisë, teksa uroi që “këtë shtatore dhe gjithë të tjerat t’i gëzojmë së bashku”. Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se sakrifica e familjes Jashari e simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjitha familjeve të Kosovës për liri. Ai tha se si rrallë herë në historinë e kombeve dhe njerëzimit, familja Jashari qëndruan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës, duke u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …