Kryetari i kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela , ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Edhe pse nën okupim dhe tirani, Kosova ishte djepi i çdo lëvizje kombëtare dhe vatër e dijes për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu si e kishim të përbashkët ëndrrën për liri dhe zhvillim, sot vazhdojmë bashkërisht të punojmë për të ardhmen tonë të përbashkët krahas popujve të civilizuar. Urime 16 vjetorin e Pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë!”, ka shkruar Sela.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …