Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të votohet një rezolutë e cila kërkon vendosjen e menjëhershme të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Diplomatët e shteteve të ndryshme janë cituar të kenë thënë se ka gjasa që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë që të votojë të martën, më 20 shkurt, për një kërkesë të Algjerisë që u kërkon 15 anëtarëve të Këshillit të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez në Gaza por që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që të miratohet një rezolutë në këtë institucion të lartë ndërkombëtar duhet që të paktën nëntë vota të jenë “Për” dhe asnjë veto, pra votë “Kundër”. Fuqinë e vetos në Këshill të Sigurimit e kanë Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Kina dhe Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …