Senatorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e democratëve, Xhejn Shahin ka thënë se Millan Radoiçiq duhet të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë për ngjarjet e shtatorit të Banjskë të Zveçanit. “Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjet [e një polici të Kosovës dhe tre sulmuesve serbë], tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, tha ajo gjatë një paneli që kishte në qendër të vëmendjes situatën në Ballkan. Gjatë panelit të diskutimit në Munih, senatorja demokrate Shaheen theksoi se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të përqendrohen në atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor, qoftë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, në situatën në Bosnje e Hercegovinë apo në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …