Të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.00, organizohet protestë lidhur me Vrasjen mizore të Almirit 4-vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq. Kjo tragjedi ka shkaktuar reagime të shumta dhe revoltë në Maqedoni. Në varrimin e tij morën pjesë mijëra qytetarë. Marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …