Policia e Irakut ka bërë me dije se së paku 130 vetë janë vrarë dhe afro 190 të tjerë janë plagosur, nga sulmi vetëvrasës, për të cilin përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në një qendër tregtare me shumë njerëz, në Bagdad. Shpërthimi në pjesën qendrore Karrada, u bë derisa qindra njerëz kishin dalë nëpër rrugë në përgatitje për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Zyrtarët thanë se shumica e të vrarëve, ishin brenda qendrës tregtare dhe disa kishin vdekur nga zjarri dhe për shkak të zënies së frymës. Sulmi në Karrada, që është lagje kryesisht e banuar me popullatë Shiite, është më vdekjeprurësi gjatë këtij vit në Irak. Një bombë tjetër, ka eksploduar në pjesën veriore të Bagdadit, në hapësirën Shaab, duke i vrarë pesë njerëz. Shtëpia e Bardhë i ka dënuar këto sulme me bomba, duke thënë se ato vetëm e forcojnë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta luftuar Shtetin Islamik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …