Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: 16-vjetori i Pavarësisë!

 Dita e shpalljes se Pavarësisë është dita më e rendësishme e historisë moderne të Kosovës, dite e cila kurorëzoj sacrificën mundin, kontributin, jetën e dhënë për liri e pavarësi.

Shumë njerëz kanë dhënë gjithçka nga vetja e tyre edhe jetën e ne duhet t’i çmojmë, nderojmë, vlerësojmë e kujtojmë ata.

Pas 16 vitesh shtet shtrohet pyetja: Ku ndodhet Kosova, e vërteta është se as njëherë ndoshta në shumë fusha nuk kemi qenë  me mirë si shtet por prapë me ngecje të mëdha si pasojë e negligencës,  mos punës popullizmat dhe polarizimit të skajshëm politik.

Sot Kosova nuk ka ndërtuar një sistem të arsimit konkurrues,shëndetësi jo adekuate, sistem gjyqësor gjysëmmak e një sistem ekonomik të brishtë me paga të ulëta e me standard jetësor të ulët e kosoto e lartë e jetesës.

Marr parsysh të gjitha këto  elemente, Kosova pas 16 viteve po zbrazët jo si shkas i mos të qënurit shtet i pavarur dhe demokratik, por për shkak të humbjës së shpresës kolektive e individuale në funksionimin e shtetit e kjo me te vërtetë shihet si pasojë kolapsale në të ardhmën. Shkollat po mbyllën, mjekët po largohen, të rinjët po largohen, kosto e jetesës çdo ditë po rritet e me këtë po varfëriohet edhe xhepi i qytetarëve,  e vetmja alternativë po shihet migrimi.

Është faji dhe përgjegjësi e secilit të kontibuojmë nga profesioni dhe mundësia jonë për ta forcuar këtë shtet në të kundërtën çdo vit po e zbehim idealin e të gjithë atyre që na sollen këtë pavarësi.

Vetëm mund të bëjm pak, sëbashku shumë më telër për Kosovën tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …