Nicholas Abbott, në fund të mandatit, përshëndet popullin e Kosovës, duke kujtuar momentet më të bukura, por edhe sfidat

Nicholas Abbott, në fund të mandatit, përshëndet popullin e Kosovës, duke kujtuar momentet më të bukura, por edhe sfidat

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Nicholas Abbott, tani në fund të mandatit, me anë të një videoje përshëndet popullin e Kosovës, duke kujtuar momentet më të bukura, por edhe sfidat, me të cilat është ballafaquar. Abbott  me këtë rast  ka zgjedhur  fjalët më të mira për vendin dhe popullin. Ka qenë një eksperiencë e veçantë. Mirëpritja e ngrohtë e popullit këtu ka bërë që puna dhe jetesa këtu të jetë ndryshe nga çdo gjë tjetër që kam bërë ndonjëherë. Ndërkohë që ka pasur sfida në katër vjet e gjysmë të fundit, sikur ishte edhe epidemia e koronavirusit. Mburrem me trajnimin që ua ofruam FSK-së, dhe fokusi ynë do të jetë i vazhdueshëm për mbështetjen e familjeve që janë ende në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre të rezultojnë ende të zhdukur.  Abbott  the se në nuk ka recetë të lehtë për zgjidhje, por u bëj thirrje atyre që udhëheqin Kosovën të krijojnë një vizion të një vendi modern demokratik, i cili mbështet, inkurajon dhe mbron qytetarët e tij të të gjitha komuniteteve pa dallim”, saktësoi Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë,  Nicholas Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …