Krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht, në Hagë, po përballen me largimin e avokatëve të tyre në mungesë të mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës. Pas largimit të avokatit kryesor të ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Gregori Kioh, me një situatë të ngjashme po përballet edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Avokati kryesor i tij, Xhefri Roberts më 8 shkurt të këtij viti, dërgoi një letër ku njoftoi trupin gjykues se do t’ia ndërpresë kontratën si bashkëpunëtor, avokatit, Dejvid Jung. Ndërkohë, më 13 shkurt sekretari konfirmoi ndërprerjen e kontratës së zotit Jung në përputhje me nenin e udhëzimit për avokatët. Kohë më parë avokatët e Hashim Thaçit, Gregory Kehoe dhe Xho Rider ishin larguar për shkak të mos pagesës, nga Ministria e Drejtësisë e Qeverisë-Kurti. Sipas një dokumenti që është publikuar nga Gjykata Speciale Rexhep Selimi do të mbes pa njërin ndër avokatët e tij kryesorë, sikur është, Dejvid Jung.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …