Sadik Halitjaha: CILI LLOJ I ALARMIT E ZGJON KURTIN?

Cila ngjarje e trazon, çka e shqetson dhe kur mundet që ndjenjat të ja trazoj diqka! Si duket hecën dhe flen me kufje në veshë nuk ndegjon askendë!

Ka ky kryeminister kshilltar a po jo, ndegjon ky njeri ndokendë apo askend???

Edhe kur i thanë aleatet nuk të duam, ky nga ana e tij thot se kurrë ma te mira mardhenjet nuk kan qen me SH.B.A-n?

 Si duket qenka me rëndsi që ne nga ana jon ti kem relatat e mira, e nuk paska rëndsi a jan të dyanshme keto raporte?!

Po ndodhë nji ngjarje shum sensitive që ç’do Qeveri e Ministri e Drejtësis, bashkë me Oden e Avokatëve, Avokatin e popullit dhe shoqatat civile duhej te reagonin! Qka po ndodhë me mbrojtsit e të akuzuarve në Hagë, kur këta me radhë dorhiqen, avokatet mbrojtes në gjysmen e rruges së procesit gjyqsor!

Si nuk shqetsohet Qeveria për këta qytetar të Kosoves, sillet sikur të ishin te ndonji vendi Afrikan e që s’kan lidhje me vendin tonë, njësoj sillen edhe Partitë! Unë ndihem i shqetsuar dhe ç’do kush duhet te mendoj seriozisht e me dhimbje, ç’ka mundet te ndodhë me ketë Gjykatë Speciale të Kosoves, edhe më shqetsuese ç’ka ndodhë me të akuzuarit kur në gjysemë rruge i lenë mbrojtja! Ndihmësi i Emersonit vdiq dhe shkoi nga kjo jetë, ndjes pastë, gjë që veshtirsoj mbrojtjen e Kadriut! Avokati i Hashimit z.Kio, ky dha dorheqje, sot edhe i Rexhep Selimit u dorheq! Cilat jan shkaqet dhe arsyet? Mendoj se duhet urgjentish të i dijë Qeveria! Sidomos pasi kjo është Gjykatë e Kosoves dhe të akuzuarit janë qytetar të Kosoves, ç’ka është kjo indiferenc! Sa mundë te janë mbrojtësit efikas ata që e marrin në gjysem rruge të procesit gjyqsor mbrojtjen aqë voluminoze! Sa do ta kuptojnë keta se cilen strategji e ndoqen Avokatet e deri tanishem! Mos vallë keta Avokat dorhiqen se pse kan percaktuar strategji te gabuar mbrojtse?! Mos vallë kta kan dhanë premtime jo reale dhe tani ballafaqohen me gjera te pa tejkalueshme dhe ju bien premtimet! Sidoqoft pse hesht Qeveria, pse hesht oda e Avokatve të Kosoves, pse heshtin shoqëritë civile! Jan mbetur çlirimtaret pa mbrojtje, gjykata në kriz, procesi do të stërgjatet dhe rëndon edhe më shumë mbi të akuzuarit! Ku eshtë Qeveria, ku është Kurti ku është Albulena???

 Uroj të ngadhënjej drejtësia dhe te dalin të pafajshem çirimtaret!”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …