Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në urimin e tij thuhet se Austria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, duke përfshirë sfera të ndryshme. “Austria dhe Kosova i ndajnë vlerat e njëjta evropiane dhe janë të një mendimi në një mori çështjes. Në rrethanat aktuale gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e një lufte të tmerrshme agresioni të zhvilluar nga Rusia kundër Ukrainës, ne qëndrojmë së bashku si një familje evropiane”, thuhet në letrën e Van der Bellen. Austriaku ka theksuar se dëshiron që të ketë marrëveshje për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. “Më lejoni t’ju siguroj se Austria do të vazhdojë t’ju mbështesë në rrugën tuaj drejt integrimit europian. Në këtë kontekst, shpresojmë që së shpejti të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale që çon në normalizimin e marrëdhënieve tuaja me fqinjin tuaj sa më shpejtë”, thuhet në letër.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …