Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Shvarc ka kërkuar nga Gjermania që ta largojë nga Kosova ambasadorin aktual të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pasi sipas rezonit saj, ai po përzihet shumë në punët e Kosovës. Një burim brenda MPJ-së së Kosovës dhe një tjetër brenda Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, kanë bërë të ditur për Albanian Post se kërkesa e Gërvallës u bë në vizitën e fundit të saj në Berlin, ku përveç takimit me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Roth, pati takim edhe me Ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius. Të njëjtat burime kanë sqaruar se Gërvalla është ankuar që diplomati që përfaqëson Gjermaninë në Kosovë “po ndërhynë, përzihet shumë” dhe se po shkruan për çështje që nuk i takojnë, andaj do të duhej të largohej nga Kosova, konsideron Donika Shvarc.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …