Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë propozuar një projekt-rezolutë në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që bën thirrje për armëpushim të përkohshëm në luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Projekti kundërshton edhe një ofensivë të madhe tokësore që Izraeli po planifikon ta ndërmarrë në Rafah të Gazës jugore. Uashingtoni, deri më tash, nuk e ka përdorur fjalën armëpushim në ndonjë veprim të OKB-së sa i përket luftës Izrael-Hamas. Megjithatë, projekti, të cilin e ka përkrahur Joe Biden, është biseduarme kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. Projekti përcakton se në rrethanat aktuale, një ofensivë e madhe tokësore në Rafah do të rezultonte me dëme të tjera për civilët dhe me zhvendosjen e tyre të vazhdueshme, duke përfshirë potencialisht edhe në vendet fqinje”. Izraeli ka nisur luftën në Gazë, pasi militantët e Hamasit, që e kontrollojnë këtë enklavë, kanë sulmuar më 7 tetor Izraelin, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë pengje qindra të tjerë. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë, mbi 28.000 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …