leoni

Diskutohet orari i barnatoreve për komunën e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Ferizaj. Në këtë konsultim publik ka marrë pjesë nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Dr. Kemajl Emini si dhe drejtori i zhvillimit ekonomik dhe turizmit Balton Derguti. Në hapjen e këtij konsultimi publik nënkryetari Aliu, ka thënë se ky konsultim publik është duke u mbajtur me qëllim të vetëm që të diskutohet rreth rregullimit të orarit të barnatoreve në qytetin e Ferizajt, në dy sezonet. Sipas këtij propozimi  orari i punës për barnatore do të jetë i njëjtën në dy sezone, dhe të  fillon në ora 08:00 dhe të  mbarojë në ora 22:00. Ndërsa orari i kujdestarisë për barnatore , të dielave dhe gjatë festave zyrtare të fillon nga ora 08:00 deri në ora 08:00, ndërsa duhet të kujdestarojnë 10 (dhjetë) barnatore. “Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është nga ora 22:00 deri në ora 08:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë qytetin. Orari i kujdestarisë duhet të publikohet nga barnatoret dhe institucionet e kujdesit parësor shëndetësor. Po ashtu orari i kujdestarisë do të përgatitet nga barnatoret e qytetit, në bashkëpunim me njëra tjetrën, për periudhën njëvjeçare nga dita e miratimit të kësaj rregullore, i cili orar do të ripërtërihet çdo vit dhe do të dorëzohet  për miratim në drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale dhe në drejtorinë e zhvillimit ekonomik dhe turizmit”, ka thënë  nënkryetari Aliu. Ndërsa sa i përket neni 20 të rregullores sektori (G) tregtia me shumicë dhe pakicë, përjashtimisht barnatoret do të lirohen nga pagesa. Për orarin e kujdestarisë kishte mendime pro e kundër nga ana e farmacisteve. Por në fund me shumicë votash u formua edhe komisioni i cili do të punojë për rregullimin e orarit. Anëtarë të këtij komisioni do të jenë: Dr. Naim Çerkini nga qendra kryesore e mjekësisë familjare, Alban Bakolli anëtarë i odës farmaceutike te Kosovës., Adnan Selmani anëtarë i kuvendit të komunës, Fatmir Idrizi anëtarë i komisionit, Shkelzen Dërguti anëtarë, Dafina Lika anëtare, Shkelzen Sadiku anëtarë si dhe Besim Uruçi nga inspektorati komunal. Ky plotësim ndryshim i kësaj rregulloreje do të jetë në konsultim publik deri me datën 14 mars.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …