leoni

Ramush Haradinaj: Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë

Grevat e Minatorëve ishin akte të guximshme dhe momente kthese në rrugën tonë drejt lirisë. Sot, në shënim të 35-vjetorit të Grevës së Minatorëve, me nderim kujtuam veprën e më shumë se 1300 minatorëve të asaj kohe. Kjo grevë u shndërrua në një rezistencë gjithëpopullore, duke lëkundur themelet e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë.
Rikthimi i Trepçës në burim jete ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer sakrificën e atëhershme të punëtorëve të devotshëm. Gjatë mandatit tim si kryeministër i vendit, në mars të vitit 2019, me votimin e Statutit të “Trepçës” e regjistruam si kompani në bazë të ligjeve të Kosovës. Ky ishte një hap kyç për t’i dhënë këtij aseti fuqinë e nevojshme për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave, për punësim dhe për ta rikthyer atë në funksion të plotë të ekonomisë së vendit dhe shtetit të Kosovës, si dhe për të mbështetur vet Minatorët, duke i bërë hisedarë me 20% të aksioneve.
Fatkeqësisht, kur jemi 5 vjet nga votimi i Statutit të Trepçës, menaxhimi i dobët dhe mungesa e investimeve serioze, këtë ndërmarrje po e dërgon drejt kolapsit. Nëse nuk intervenohet shpejt, gjendja do bëhet edhe më serioze.
Është turpëruese retorika mashtruese e pushtetarëve e cila nuk e mbulon mungesën e financave, situatën me borxhe e prodhim material. Ndërkaq, punëtorët përballen me kushte të rënda pune dhe të ardhura tejet minimale.
Trepça ka potencial ta rikthejë shkëlqimin e dikurshëm dhe të jetë krah i fortë i ekonomisë sonë!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …