leoni

Prokurori i Shtetit, ngriti aktakuzë kundër 14 zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin kriminal para një viti, Zllatar të Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj katërmbëdhjetë zyrtarëve policorë, të përfshirë në rastin e datës 18.02.2022, në fshatin Zllatar të Prishtinës. Sipas aktakuzës, të pandehurit F.A., E.I., B.M., E.Th. dhe G.T., më 18.02.2022, rreth orës 22:00, në fshatin Zllatar të Prishtinës, në një villë në këtë fshat, në të cilën kishin organizuar një aheng privat, jashtë detyrës zyrtare, kanë vepruar në kundërshtim me rregullat për autorizimet e policisë dhe përdorimin e armës të parapara në Ligjin për Policinë, në atë mënyrë që në zhvillim e sipër të ahengut, kanë shtënë me armë zyrtare duke përdorur municion jozyrtar, gjersa ishin në tarracën e villës ku zhvillohej ahengu. Me këtë, secili prej tyre individualisht e kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së, në lidhje me nenin 11 paragrafi 5 dhe nenin 27 paragrafi 1 të Ligjit nr. 04/L-076 për Policinë, në fuqi në Republikën e Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala Bajgora; Idioti, Hekuran Murati, është ministër i Financave, në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit

Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në …