Në seancën e sotme të Gjykatës Speciale, që u mbajt në Hagë, dëshmitari Hajrush Kurtaj, në pyetjen e Prokurorit ka deklaruar se askush nuk i ka thënë se libri i tij ka gabime. Eprori i UÇK-së gjatë luftës, vëlla i dy dëshmorëve, Hajrush Kurtaj është ballafaquar me pyetjet e Prokurorisë rreth citateve nga libri i tij, për Zonën e Kaçanikut si dhe me deklaratat e mëhershme që ka dhenë, lidhur me librin. Në pyetjen e prokurorit Xhejms Pejs se në një deklaratë të dhënë në shkurt të vitit 2020 pasi ishte pyetur se a ka përfshirë të pavërteta në libër, Hajrush Kurtaj, është shprehur se nuk është i sigurt nëse kishte thënë se nuk ka përfshirë të pavërteta. Ai është pyetur edhe për policinë ushtarake që ka vepruar brenda Brigadës 162, të Zonës Operative të Neredimes. Ndërkohë ai ka deklaruar para trupit gjykues se përgjegjës i Policisë Ushtarake ka qenë Xhabir Elezi, i cili nuk ka marrë urdhër nga ai, por nga Komandanti i Brigadës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …