Besnik Bislimi

Besnik Bislimi kundërshton takimin në Brukselit pasi pretendon se çështjen e dinarit nuk është pjesë e dialogut me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut. Bislimi tha se ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsye siç theksoi ai çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut. Ai ceku se do të jetë prezent atëherë kur bisedohet për Marrëveshjen e Bazike. Ndërsa rreth deklaratës së tij ditë me parë ku ka kërkuar nga BE-ja që të hiqen masat ndaj Kosovës, Bsilimi tha se ‘ishte lutje’ nuk ishte kërcënim. Sipas tij, Kosova nuk ka kapacitet as interesim që të kërcënojë BE-në. Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, teksa ka treguar edhe për qëndrimin e vendeve aleate.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …