Është radha të përmbushet edhe një premtim tjetër në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë publik projektin e ardhshëm, për ndërtimin e Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit të Skenderajt, që në fakt ishin premtime të Qeverisjes së kryetarit Nura. “Të dashur qytetarë, Ju prezantojmë projektin e rëndësishëm kapital të ndërtimit të Muzeut dhe Bibliotekës së qytetit, një nga premtimet tona për këtë objekt kulturor që do të jetë pjesë e identitetit të Skenderajt, me një ndërtim bashkëkohore që paraqet okarinën në krahët e shqiponjës, dy elemente këto që e ruajnë trashëgiminë dhe historinë autoktone shqiptare. Jam i lumtur që po i japim qytetit tonë një objekt si ky, dy hapësira të rëndësishme kulturore, që zënë vend në Parkun “Idriz Rrecaj”, një nevojë e kamotshme për konservimin e trashëgimisë shpirtërore, brenda të cilave do të shpaloset në origjinalitet edhe historia jonë e lavdishme”, ka njoftuar kreu i Komunës.

May be an image of road

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …