Njoftim për qytetarët e komunës së Malishevës

Njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës, se nga nesër, datë 23 shkurt 2024, do të bllokohet për qarkullim rruga “Abdyl Krasniqi”, për shkak të zgjerimit të punimeve që janë duke u bërë në projektin e sheshit së bashku me parkingun nëntokësor, në qendër të qytetit. Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që mund të krijohen në qarkullim për shkak të kësaj mbylljeje të domosdoshme të rrugës “Abdyl Krasniqi”, që kryqëzohet me rrugën “Skënderbeu” (përball Kuvendit Komunal) deri te segmenti i rrugës kryesore “Ibrahim Mazreku”. Rruga do të lirohet për qarkullim pas përfundimit të punimeve, që gjithsesi qytetarët do të njoftohen me kohë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …