Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken diskutuan të mërkurën në Brazil për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, transmeton Anadolu. “Fidan dhe Blinken shkëmbyen mendime mbi hapat që mund të ndërmerren për të siguruar një armëpushim të plotë në Rripin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur”, thanë burimet diplomatike turke. Në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të G20-ës në Rio de Zhaneiro, u diskutua lufta në Ukrainë, procesi i zgjerimit të NATO-s, negociatat e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë dhe çështje të tjera rajonale. Sipas burimeve, Fidan dhe Blinken kanë diskutuar edhe planin për një vizitë të nivelit të lartë në periudhën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …