Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë të Italisë, prej nga ka njoftuar që çështja e negociatave Kosovë-Serbi, është pjesë e diskutimit në disa takime. Duke folur për hapat që do të bëhen në këtë proces, Lajçak ka bërë të ditur se me zyrtarët italianë, kanë theksuar nevojën urgjente të normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve. Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çështjet më të gjera rajonale dhe hapat e tjerë në muajt në vijim. Kam marrë pjesë në ngjarje të shumta të fokusuara në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë një panel diskutimi publik për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ku theksova nevojën urgjente për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Sipas Lajçakut, ky normalizim është thelbësor për stabilitetin e rajonit, zhvillimin ekonomik dhe përparimin drejt Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …